Në kërkim të ëndrrës amerikane, jeta e familjes kineze në apartamentin 32 metra katrorë
Fotografi Thomas Holton ka dokumentuar jetën e një familjeje kineze me 5 anëtarë që jeton brenda një apartamenti 32 metra katrorë në Chinatown të Nju Jorkut.Sipas New York Times, puna e tij nisi në vitin 2003 si një projekt për diplomën e masterit të tij kur ai u njoh me Steven dhe Shirley Lam e 3 fëmijët e tyre, Michael, Franklin, Cindy.Fotot prekëse tregojnë jetesën e vështirë të familjes në apartamentin e katit të 5 në rrugën Ludlow.Teksa fotografi nisi të njihej me familjen- të merrte fëmijët nga shkolla, të ndante vakte, të vizitionte të afërmit e tyre në Hong Kong dhe Kinë, madje mori dhe Cindy-n si vajzën e luleve kur ai u martua- projekti u bë akoma më shumë personal.Tani, 13 më vonë, puna e Holton është kthyer në një libër “Lamsat e Rrugës Ludlow”, i cili u publikua këtë muaj nga Kehrer Verlag.
/Oranews.tv/