Peshku prej hekuri që shpëton njerëzit nga anemia

Gjashtë vite më parë, doktori kanadez, Christopher Charles, shkoi në Kamboxhia, ku dhe vuri re se shumica e fëmijëve vuanin nga mungesa e hekurit. Të rriturit gjithashtu nuk ishin në gjendje të mirë: ata përjetonin dhimbje koke dhe nuk mund të punonin.Ishte pikërisht atëherë kur Dr.Charles shpiku peshkun fatsjellës prej hekuri, i cili siguron 75% të sasisë së rekomanduar të hekurit te të rriturit dhe mund të kthehej në një mrekulli për njerëzit anemikë kudo në botë.Dy miliardë njerëz janë anemikë dhe vuajnë nga mungesa e hekurit, gjë që mund të çojë edhe në vdekje.Ky problem i ushqyerjes mund të zgjidhet me ilaçe e trajtime të veçanta, por fatkeqësisht ato mezi gjenden dhe janë shumë të shtrenjta për pjesën më të madhe të popullsisë.Me shpikjen e Dr.Charles, ju duhet thjesht ta zieni ujë ose supë sëbashku me peshkun e hekurt për të paktën 10 minuta. Kjo kurë mund të përdoret në mënyrë aktive për disa vite. Gjysma e banorëve të Kamboxhias të cilët përdorën peshkun prej hekuri në gatimet e tyre nuk ishin më anemikë pas 12 muajsh.Por Dr.Charles nuk ka ndërmend të ndalojë këtu. Ai beson se dizenjimi i peshkut mund të përdoret në vendet e tjera që janë gjithashtu në zhvillim.1473005-650-1461243506-lucky-iron-fish-anemia-cure-christopher-charles-11 1472955-650-1461243506-lucky-iron-fish-anemia-cure-christopher-charles-1 1473205-650-1461243506-lucky-iron-fish-anemia-cure-christopher-charles-2 1472705-650-1461243506-----2 1473405-650-1461243506-----6 1473305-650-1461243506-555c0e55e7051 1472805-650-1461243506-555c0e553ad39 1472855-650-1461243506-555c0e54e7321/Oranews.tv/