Zbulohet mumia nëntokë në Peru
Arkeologët në Peru thanë se kanë zbuluar një mumje të një gruaje fisnike, më shumë se 4500 vjecare, për të cilën eskpertët besojnë se mund të sigurojnë detaje e të dhëna të reja për civilizimin antik Caral.Mumja është gjetur e groposur në një fshat antik, Aspero, në veri të Perusë, mbuluar me objekte të ndryshme, apo zogj e kafshë xhungle.Imazhet tregojnë se në atë periudhë tregtia ka qënë burimi kryesor i jetesës së qytetit Caral, që ëshrë civilizimi më antik i këtij lloji në kontinentin amerikan dhe janë paraardhës të inca.Ruth Shady, drejtore e zonës arkeologjike të Caral, shpjegon rëndësinë dhe kutpimin e këtij zbulimi."Në vendbanimet e civilizimit caral ndonjëherë janë gjetur varre. Sakrificat e njerzve nuk janë të rregullt, janë të rralla. Në këtë rast them se kemi të bëjmë me eshtrat e një gruaje rreth të 40-tave, që është varrosur bashkë me objektet që identifikonin këtë civilizim dhe që identifikojnë njëkohësisht statusin e saj të rëndëisshëm social.Civilizimi Caral daton në vitin 2600 para Krishtit.
/oranews.tv/