Parada e luleve, mijëra turistë në shfaqjen spektakolare

Në Holandë është zhvilluar këtë fundjavë parade e luleve, një ekperincë e paharrueshme për të apsionuarit pas luleve nga e gjithë bota. Kjo është parade e 69-të që organizohet në Noordwijk ku janë ekspozuar lule mahnitëse. Rreth 17 barka lundruese dhe 30 makina të zbukuruara me lule parakaluan përgjatë një rruge 42 kilometra nga Noordwijk në Haarlem.Për turistët kjo shfaqje është spektakolare. Është shume interesante dhe e bukur, tha një prej tyre.Ndërsa një tjetër turist u shpreh, "Kjo është e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë."Për të përgatitur një prej këtyre barkave lundruese duhen të paktën 10 deri në 20 persona të cilët duhet të punojnë përgjatë gjithë ditës me rreth 400.000 lule. Suzana është një prej vullnetareve që vjen të punojë cdo vit për paradën e luleve."Është shumë bukur që mund të punojmë në grup. Një eksperiencë unike pasi unë dhe vajza ime mund të ndihmojmë njëra-tjerën në këtë punë artistike, që vjen ta shohë e gjithe bota."Godelieve, një tjetër vullnetare, tha: "Çdo vit, kjo është një ngjarje e shënuar në qytetin tonë. Vijnë shumë turistë dhe ata me të vërtetë e shijojnë këtë paradë, kështu që ne jemi krenarë për punën tonë".Nga e gjithë parada vëmendjen e turistëve e tërhoqi një grup kinez që kishte ideuar një servis qeramike caji dhe Mbreti Mamjmun.Joan Stam, projektuesi i kësaj pune artistike tha se ky krijim është frymëzuar nga trendi I këtij viti që janë lulet dhe ndërthurja me mëndafshin.Të njohura ndryshe edhe si "lulet lundruese", ato janë krijuar për të shprehur dëshirën e holandezëve për paqen dhe urrejtjen ndaj konfliktit pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa sot këto lule por janë simbol I pranverës, që tërheqin mijëra turistë nga e gjithë bota ccdo vit.