VIDEO/ Ky qen është kthyer në ‘simbol’ në internet!

Fotot e këtij qeni po qarkullojnë tejet shumë në rrjetet sociale dhe është kthyer thuajse në simbol të shoqatave të mbrojtjes së kafshëve.Qeni i quajtur Barilla u soll në një qendër shpëtimi thuajse në prag të ngordhjes. Siç edhe shihet, kafshës i duken lehtësisht eshtrat për shkak të mungesës së ushqimi.Rasti në Granada të Spanjës. Një person i quajtur Eduardo Rodriguez ishte i vendosur për ta mbajtur në jetë kafshën e gjorë."Unë i kam shpëtuar qentë që kurse kam qenë fëmijë,  por kurrë nuk kam parë një kafshë në një gjendje të tillë të tmerrshme si Barilla", ka thënë Rodriguez.“Të vetmet që i lëviznin kur ne e morëm ishte vetëm koka dhe bishti i saj”.Pas 7 javësh të trajtimit, Barilla tani duket si një qen tjetër. "Rimëkëmbja ka qenë tronditëse," tha Rodriguez./Ora News/