Muzeu i “Snoopy” në Tokio
Muzeumi "Charles Schulz" dhe qëndra e kërkimeve në Californi, SHBA, kanë hapur muzeun e tyre të parë në Tokio. Muzeumi "Snoopy" në Tokio ka hapur dyert për mijëra fansa por edhe për mediat, duke publikuar edhe 150 sendet e para “Snoopy”.E ndërsa ky muze është degë e muzeut origjinal si muzeu “Snoopy” në Kaliforni, ai në Tokio është thjesht i përkohshëm dhe do të qëndrojë hapur deri në shtator 2018.Disa objekte shfaqen për publikun për herë të parë, siç janë kartonat e animuar që Schulz i përgatiti veçanërisht për gruan e tij.Schulz shkruan: "Për Jeanie, valentini im, me dashuri Sparky".Sparky është pseudonimi i Schulz.Snoopy, ka lindur që në vitin 1982. Filmi vizatimor ikonik amerikan është i famshëm në mbarë botën, kryesisht në Amerikë dhe japoni."Mendoj se japonia, si kulturë në tërësi, ka një vlerësim të jashtëzakonshëm për komikët. Si një kartonist dhe si fans, unë e vlerësoj dhe e dashuroj Japoninë. Këtu mund të lindin shumë personazhe dhe fansat këtu janë të shumtë", tha Paige Braddock, drejtore e muzeut "Charles Schulz".Gjithsesi, Braddock thotë se ndërsa “Snoopy” është shumë popullor në Japoni, ai duhet të konkurojë me karaktere të tjera ikonike atje si “Hello Kitty” and “Dragon Ball”.Miyoshi Nakayama, drejtor në këtë muze, tha se shpreson që ky muze të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit e perceptojnë “Snoopy”."Në Japoni, njerëzit e njohin shumë mirë “Snoopy” si personazh por ka edhe arsye të tjera që njerëzit mund ti zbulojnë duke vizituar muzeun".Hyrja në këtë muze është 18.2 dollarë.