Trashëgimia kulturore, Ministria kërkon forcimin e ligjit për ata që i dëmtojnë

Edhe pse ekziston një ligj për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, vitet e fundit ai nuk ka gjetur zbatim, duke çuar kështu edhe në shkatërrimin e disa Monumenteve të Kulturës në mbarë vendin.Është kjo arsyeja përse Ministria e Kulturës do të kërkojë forcim të ligjit, ku do të kërkohen masa më të rrepta në kodin penal për të ndëshkuar këdo që dëmton trashëgiminë kulturore.Mirela Kumbaro: Ajo që ne duam të bëjmë është të përforcojmë sanksionet administrative që janë në tagrin e Ministrisë së Kulturës dhe të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe të përforcojmë marrëdhëniet nëpërmjet ligjit dhe referimin me kodin penal. Edhe sot ekzistojnë ligjet dhe nuk mungojnë masat ligjore për ti ndëshkuar. Ajo që ka munguar, është zbatimi i këtyre ligjeve.Në varësi të dëmtimeve të kryera në objektet kulturore, Ministrja Mirela Kumbaro për Ora News rrëfen se dënimet për ata që i kryejnë këto vandalizma do të jenë të ndryshme deri tek burgosja e tyre.Mirela Kumbaro: Në kuadrin e ligjit për trashëgiminë sot dhe në ligjin e ri proçedojmë me disa masa të karakterit administrativ, që janë gjobat, heqjet e liçencave dhe pastaj që nga pezullimi, gjoba dhe heqja e liçencave avancojmë me kallëzimin penal pranë organeve të policisë së rendit. Pastaj janë këto organe që kanë detyrë ndjekjen penale rast pas rasti sipas proçedurave të parashikuara nga kodi penal dhe kodi i proçedurës penale.Lajmin për forcimin dhe zbatimin e ligjit për trashëgiminë kulturore, Ministrja e Kulturës e bëri publike në emisionin “Tonight Ilva Tare”.