Rikonstruksioni, ja kur dhe si duhet marrë leje për ndërhyrjet në fasada e çati
Ka një kategorizim të ndërhyrjeve në banesa për të cilat është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi. Në rast se ndyshoni ngjyrën e godinës, dimesionet e dyerve, çatisë, apo të rrethimit duhet të merrni leje zhvillimore pranë bashkisë së Tiranës. Nëse ndërhyrjet janë thjesht për rifkreskim ngjyrash pa ndryshuar karakteristikat e godinës nuk është e nevojshme të prisni për të marrë leje, por vetëm nëpërmjet një deklarate të thjeshtë për të vënë në dijeni Bashkinë e qytetit.Kryerja e ndërhyrjeve në shtëpitë apo apartementet tuaja si rifreksimi i ngjyrës së fasadës, veshja me materiale që kanë karakteristika të njëjta me ngjyrat ekzistuese, riparimi i dritareve, dyerve, qepenave dhe vitrinave pa ndryshuar formën dhe dimesionet e tjera nuk kanë nevojë për pajsijen me leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në datës 13 mars 2015, çdo ndërhyrje që bëhet në pjesët e sipërpërmendura apo në zëvendësimin e çatisë pa ndryshim të pjerrtësisë dhe karakteristikave mund të kryhen vetëm nëpëmjet një deklarate të thjeshtë në Bashki për vënie në dijeni.Devis Agarai: Riparimet që sjellin ndryshime të karakteristikave arkitektonike pa ndryshime volumetrike, kjo është diçka shumë e rëndësishme, e cila gjithmonë përcakton nevojën për leje ndërtimore për të cilat mundet të bëhen këto punime vetëm me një deklaratë paraprake dhe me marrjen e konfirmimit nga administrata publike mund të fillojnë të kryejnë punimet e tyre të restaurimit.Në rast se ndërhyrjet bëhen për të ndryshuar karakteristikat, dimensionet, ndryshime të ngjyrave apo kur rrethimi nga ai me shkurre bëhet me kangjella, apo ndryshimi i mureve ndarëse dhe vendosja e tendave kërkohet leje ndërtimi nga zyra e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës.Devis Agarai: Për të qenë më të qartë të gjithë banorët, nëse punimet që ata do të kryejnë i takojnë njërit nen apo nenit tjetër, ekzaktësisht limitet e tyre që ata duhet të punojnë të vinë tek zyra e pritjes me popullin për tu sqaruar nga punonjësit e Bashkisë.Dokumentet përkatëse si deklatata e ndërhyrjes, dokumentet e pronësisë së pronës do të dorëzohen në zyrën e Urbanistikës dhe kjo zyrë ka për detyrë që brenda një afati prej 10 ditëve të kthejë përgjigje për pranim të kërkesës së qytetarëve apo refuzim.NUK KËRKOHET LEJE NDËRTIMINdërhyrjet në mirëmbajtjen e banesësRuajtja e ngjyrësDimesioneveKarakteristikat origjinaleKËRKOHET LEJE NDËRTIMIVendosja e paneleveNdryshimi i pjerrtësisë së çatisëNdryshimi i ngjyrës së banesësNdryshimi i mureve ndarëseNdryshimi i mureve rrethuese