Vdekja e Prince, Obama: Bota humbi një personalitet të muzikës

Fansat në mbarë botën kanë kujtuar sot jetën e Princit Perpel pas vdekjes së papritur të yllit të muzikës pop në moshën 57 vjeçare.Ngjyra vjollcë ka dominuar të gjitha homazhet, ndërtesa, faqet e para të gazetave dhe faqet e internetit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë në nder të tij.Në Minesota, vendlindja e Prince, ekipi i bejsbollit ktheu stadiumin në ngjyrë vjollcë ashtu si edhe ura në qendër të qytetit. Ujëvarat e Niagarës u kthyen në vjollcë në nder të ditëlindjes së 90-të të Mbretëreshës Elizabetë, por këtë koincidencë fansat e mirëpritën në rrjetet sociale.Perpell Rein, një nga sukseset e tij është dëgjuar që pas lajmit të vdekjes në të gjitha klanet e sheshet në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Presidenti Barak Obama tha se bota ka humbur një ikonë krijuese teksa personalitetet e famshme të botës së muzikës dhe Hollivudit reaguan për vdekjen e mikut dhe kolegut të tyre, duke vlerësuar kontributin që ai i ka dhënë botës së muzikës.I lindur në vitin 1958, Prince ishte tekstshkrues, këngëtar dhe interpretues me një talent të rrallë që në moshë fare të re. Thuhet se këngën e tij të parë e shkroi në moshën 7 vjeçare. Ai ishte gjithashtu multi-instrumentalit dhe ka regjistruar më shumë se 30 albume. Hitet e tij më të njohura janë Let's Go Crazy dhe When Doves Cry, Pepel rein, Kiss etj.Shpërthyes në skenë në 1984, ai fitoi çmimin oskar teksa në të gjithë karrierën e tij, ai ka shitur shumë se 100 milionë kopje të albumeve të tij. Ai ishte i njohur për muzikën R&B, Rock, Soul, Hip Hop etj./Ora News/