Nuset më tragjike në botë!
Britma dhe të qara. Këto duhet të jenë nuset më tragjike në botë.Vajza vetëm 6 vjeçe i nënshtrohen ritit të martesës. Rastet ndodhi në Indi dhe nuk janë të pakta. Kjo video e dhimbshme është shpërndarë dje në internet.Është filmuar në një qytet të Indisë Veriore, i quajtur Chittorgarh, ku është e përhapur masivisht martesa midis fëmijëve.Në video është një vajzë rreth 10 vjeçe, e dëshpëruar dhe me lot, lutet për ndihmë teksa babai i saj e tërheq zvarrë në një ceremoni zakonore. Ndërkohë, një prift hindu kryen ritualet e rastit.Gjashtë martesa të tilla u zhvilluan gjatë një festivali hindu në Akshaya Tritiya. Një prej “nuseve” është vetëm pesë vjeçe dhe e veshur me fustan martesor, ndërsa burri i saj, ose “dhëndri” është 11 vjeç.Vajza qan me zë të lartë, teksa dikush e shtyn për të kryer ritualin e dasmës, e cila përfshin një rrotullim rreth zjarrit për 7 herë.Policia vendase ndjek raste, por tradita shpesh është më e fortë.

/Ora News/