Ky qytet është një utopi në mes të askundit

Nuk ka polici, krim apo të papunë në qytetin e largët Marinaleda në Andalusia, një nga rajonet më të varfëra të Spanjës.Vetëm disa mijëra njerëz jetojnë këtu, sërish ata kanë arritur të ndërtojnë një “utopi social-demokrate”.E gjitha kjo u bë e mundur falë kryebashkiakut të tyre, Juan Manuel Sanchez Gordillo, kur në 2008 shteti po kalonte një krizë të trazuar ekonomike dhe ai organizoi bastisje në supermarkete e më pas i shpërndau të mira materiale dhe ushqime të varfërve.Gordillo është arrestuar 7 herë pas marshimeve e pjesëmarrjeve në grevat e urisë, por pas 12 vitesh këmbëngulje ai arriti të bëhej Kryebashkiak dhe krijuesi kryesor i kësaj utopie.Tanimë në Marinaleda ekziston një  kooperativë e cila punëson pothuajsë të gjithë fshatarët, rroga mujore e të cilëve varjon nga 1,200 euro për person.Të gjithë ata që duan të ndërtojnë shtëpinë e tyre mund ta bëjnë këtë gjë pa asnjë problem pasi çdo familje ka 192 metra katrorë hapësirë falas, si dhe materialet e punëtorët e kualifikuar i siguron vetë qyteti.Kushti i vetëm është që pas kontruksionit, familjet të paguajnë 15 euro në muaj, duke rënë dakort që shtëpia të mos shitet për pronë private."Ne duhet të rimendojmë vlerat tona, ku i vendosim paratë, egoizmin dhe individualizmin. Marinaleda është një shembull i vogël që duam ta përhapim kudo në botë,”- shprehet Gordillo.1442505-650-1461151223-marinaleda-2 1442555-650-1461151223-siradisi-bir-koy-marinaleda-koyu-endulus-bolgesi-1492034 1442605-650-1461151223-workers-at-the-farming-cooperative-in-marinaleda 1442655-650-1461151223-siradisi-bir-koy-marinaleda-koyu-endulus-bolgesi-1492039 1442705-650-1461151223-79cbe0932e 1442755-650-1461151223-marinaleda/Oranews.tv/