Cheryl Cole merr vendimin me të madh të karrierës së saj

Cheryl Cole ka marr vendimin më të madh të karrierës së saj.Këngëtarja britanike, e cila tashmë po përballet me divorcin e dytë, nga tani e tutje do te jetë njësoj si Madonna dhe Adele.Tani ajo thjesht do të quhet Cheryl! Nuk do të ketë më asnjë mbiemër që do të përdoret, qoftë për këngët e saj, dhe qoftë nga mënyra se si do te prezantohet nga tani e në vazhdim.Një burim thotë per gazetëen Daily Mirror: “Cheryl dëshiron që nga tani e në vazhdim karriera e saj të qëndrojë në këmbë dhe e pastër. Ajo do të vijë me një emër të ri, dhe këtë vendim e mori gjatë procesit të divorcit me Jean Bernard. Albumi i saj i fundit në 2004, sërish mbante vetëm emrin Cheryl, por askush nuk e mori parasysh këtë. Të gjithë vazhdonin që ta thërrisnin Cheryl Cole apo Cheryl Fernandez Versini, ketë herë ajo do të tregohet strikte, tani ajo është vetëm Cheryl dhe askush tjetër”.Duket se Cheryl Cole është lodhur me emrin e saj që ka pësuar kaq shumë ndryshime ndër vite. Fillimisht Cheryl Cole e më pas me mbiemrin Fernandez Versini. Mbase ky është dhe një nga vendimet më të drejta që këngëtarja ka marr ndonjëhere.Gjërat e saj personale do të mbeten të tilla, ndersa në karrierë një nga pjesët më kryesore siç është emri nuk do të ndryshoje asnjëherë./Oranews.tv/