Happy Birthday Mbretëresh!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2016, 17:19
Mbretëresha Elisabeth II feston sot 90-vjetorin e lindjes. Ajo është mbretëresha që ka qendruar më shumë në fron. Britania ka ndërruar 12 kryeministra, ndërsa Shtetet e Bashkuara 12 Presidentë dhe ajo vazhdon të jetë akoma.Mijëra dashamirës kishin orë të tëra që e prisnin në rrugët e Windsor për të uruar mbretëreshën. Ata kishin përgatitur interpretime dhe të gjithë një zëri i kenduan asaj këngën “Happy Birthday”.Festimet do të vazhdojnë në pallatin mbretëror me një pritje për miqtë dhe familjarët e ngushtë. Ajo dukej e veshur bukur nën jeshile.





