Chris Brown publikon klipin e ri
Mjaft folëm për Rihannen sepse në jetën e Chris Brown po ndodhin edhe gjëra të tjera! Pas trailerit të dokumentarit të tij të ri “Ëelcome To My Life” tani publikohet në Youtube dhe kënga më e re e këngëtarit amerikan, që patjetër është një bashkëpunim.Kënga titullohet “Drifting, dhe është një bashkëpunim mes Chris , E-Easy dhe Tony Lanez. Në këtë rast Chris ka qenë vetëm i ftuar sepse kënga ndodhet në Vevon e G-Easy dhe është pjesë e albumit të tij të ri “When Its Dark Out”.Më shume se një klip i thjeshtë, këtu duket qartë se gjithçka është mirëmenduar, e nuk është thjesht një duet mes tre këngëtarëve.Një numër i madh personazhesh e kanë konsideruar këtë klip si një trailer të shkurtër, të fimave të suksesshëm Hollywoodian. Për të dalë në konkluzione të tilla, ata janë nisur nga mënyra se si është punuar.Sa i përketë G-Easy, më së shumti në Shqipëri ai njihet për bashkëpunimin e disa muajve më parë me këngëtaren Bebe Rexha, “Me Myself And I”.
/Oranews.tv/