Vetëm 13% e funksionarëve i janë përgjigjur dekriminalizimit

Vetëm 13 për qind e funksionarëve të lartë që janë të detyruar të bëjnë deklarimin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, i kanë plotësuar deklarata të tilla.Të dhënat bëhen me dije nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit janë 255 funksionarë që kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit nga lista prej 1836 funksionarë. Në bazë të ligjit, formularin duhet ta plotësojnë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se afati përfundimtar i vetëdeklarimit është data 4 maj, teksa u kërkon subjekteve që të dorëzojnë formularët në kohë.KQZ u kërkon katër kategorive të mësipërme që të ndjekin procedurat e duhura për vetëdeklarimin, që janë si më poshtë:-formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;-formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi)nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.-Formulari i vetëdeklarimit ndodhet ne faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, www.cec.org.al dhe është i aksesueshëm për të gjithë./Ora News/