Majko citon: Kush kontrollon mendjet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre
“Kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre”. Me këtë citim të Rusoi (filozof), e ilustroi ish-kryeministri Pandeli Majko fjalën e tij në kuadër të një forumi të hapur për 25 vjetorin e plural;vizimit në Shqipëri.Majko deklaroi se ndryshe nga popujt e tjetër, shqiptarët nuk kanë mundur të ecin me ritmin e duhur.Majko: Në politikë, ne shqiptarët kemi menduar atë që popujt tjerë kanë bërë. Kjo cilësi ka qenë e lidhur edhe me cilësinë tonë të vjetër dhe të re për të mos mirëkuptuar kundërshtarin me pikëpamje të ndryshme. Bashkë me kolegen Jozefina Topalli në këtë panel, ne përfaqësojmë dy histori të ndryshme politike. Xhaxhai im doli partizan që 14 vjeç, ndërsa xhaxhai i Jozefinës pësoi diçka tjetër. Politika preferon idetë përpara njerëzve.Rusoi ka përcaktuar se në këtë marrëdhënie me politikën: kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre. Gjatë fjalës së tij, Majko theksoi se tempulli i parlamentarizmit është goditur në vijimësi në Shqipëri që nga revolucionet e deri tek dështimet e tij.Majko: Po e filloj me vrasjen e Esat Pashës në 1920 dhe pas lufta e 44-s dhe lëvizja demokratike e ‘90-s. Parlamentarizmi i 25 viteve të fundit tregon gjendjen shpirtërore të postkomunizmit. Ai është karakterizuar, dhe këtë duhet ta themi me zë të ulë apo të lartë, nga mungesa e seriozitetit për të vërtetën dhe nga dëshira për t’u identifikuar me të rinjtë.Majko deklaroi se parlamentarizmi gjatë këtyre viteve ka vijuar me frymën e urrejtjes, duke e ilustruar këtë me thënien e Bretol Brehtit: Askush nuk është i çmendur, se një komunist i çmendur”, duke shtuar se ndryshimi demokratik pat një fat të tillë./Ora News/