Banka Qendrore Evropiane lë të pandryshueshme normat e interesit
Banka Qendrore Evropiane vendosi t’i lërë të pandryshueshme tre normat bazë të interesit për Eurozonën, pas takimit të këshillit drejtues në Frankfurt të Gjermanisë. Në një konferencë për shtyp, kreu i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi njoftoi edhe detajet e programit të blerjes në sektorin e korporatave.“Pas vendimeve të marra në fillim të marsit, kushtet e gjera të financimit në eurozonë janë përmirësuar. Kalimi i stimulit të politikës monetare tek familjet dhe bizneset, veçanërisht nëpërmjet sistemit bankar, ka për qëllim forcimin e tyre, tha ai, duke shtuar se pasiguria globale, veçanërisht rreziqet e rënies ekonomike dhe rrisqet gjeopolitike, vazhdimisht peshojnë në zonën e euros, edhe pse lehtësimi monetar mbështet konsumin dhe investimet, duke përmirësuar kushtet e përgjithshme të financimit. Pavarësisht rritjes së moderuar të inflacionit nga territori negativ sërish në zero në muajin mars, "norma e inflacionit mund të kthehet sërish negative në muajt e ardhshëm para se të rritet në gjysmën e dytë të vitit 2016", tha Draghi.Përveç kësaj, Draghi ka konfirmuar nevojën e ruajtjes së një shkallë të duhur të lehtësimit monetar për të siguruar një kthim të normave të inflacionit drejt nivelit të synuar pa vonesë. Në përgjigje të kritikave nga Gjermania për efektet e normës negative të interesit, Draghi tha se ka ende një tjetër mandat për të stabilizuar çmimet në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Gjermani. Ky mandat është i përcaktuar nga ligji evropian. “Ne i bindemi ligjit, jo politikanëve, sepse ne jemi të pavarur, siç thuhet nga ligji", përfundoi ai. /Ora News/