Babë e bir bëhen xurxull dhe rrihen, njëri lakuriq në mes të Tiranës
Dy shtetas janë përfshirë në një konflikt gjatë orëve të natës në mes të Tiranës.Protagonistë ishin babë e bir, përkatësisht 50 dhe 25 vjeç. Policia thotë se i ka shoqëruar në komisariat, teksa ishin nën efektin e alkoolit.Më konkretisht, policia tha se shërbimi “Shqiponja” i policisë gjatë patrullimit rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, ka pikasur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.“Shtetasit e përfshirë në konflikt I. L., 50 vjeç dhe M. L., 25 vjeç (babë e bir), të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë të cilët pasi kanë qetësuar situatën i kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë”, sqaron policia.Në disa portale pat njoftime se qytetari është zhveshur nga policia gjatë shoqërimit, por Policia e Tiranës mohon të ketë pasur një incident të tillë./Ora News/