Shkup, polici vret dy gra më pas vetëvritet

Mediat në Maqedoni flasin për një krim të trefishtë, ku një 60-vjeçar me profesion polic, ka vrarë dy gra dhe më pas ka vrarë edhe veten.Janë gjetur trupat e pajetë të tre personave në fshatin Vollkovë të Shkupit. Bëhet fjalë për 2 gra të moshës 60 dhe 80 vjeç dhe një burrë me profesion polic. Të tre me plagë nga armë zjarri në trup.Jozyrtarisht mësohet se polici ka qelluar mbi dy gratë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ende janë të paqarta motivet, shkruan Zhurnal.Ekipe të MPB-së kanë shkuar në vendngjarje dhe priten informata më të hollësishme.