Pse nuk rikonstrukturohet shtëpia e Fishtës? Kumbaro sqaron: Ja kush është historia

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shpjeguar në studion e “Tonight Ilva Tare” arsyen se përse nuk është bërë rikonstruksioni i  shtëpisë së At Gjergj Fishtës.Në një debat me Drejtuesin e Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skenderi, Kumbaro tha se ajo që aktualisht thuhet se është shtëpia e Fishtës është gabim, pasi sipas saj Fishta aty ka kaluar vetëm një pjësë të jetës.Në lidhje me këtë problem, Kumbaro shpjegoi se ajo që quhet shtëpia e Fishtës ka pronarët legjitimë.“Shtëpia e vërtëtë e Fishtës-tha Kumbaro- është shembur në vitin 1994”Debati për shtëpinë e FishtësSkënderi: Pse nuk jepet leja nga ministria e Kulturës për rikonstruksionin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës ?Kumbaro: Kujt tja japim lejën?Skënderi: Ka donatorKumbaro: Nuk është e vërtetëSkënderi: Ka donatorKumbaro: Nuk është e vërtetë, të paktën në ministrinë e Kulturës. A ta themi njëherë e mirë sepse është abuzuarSkenderi: Jo nuk është abuzuar, janë gjetur fondet, ministria nuk do sepse ministria do të ketë një destinacionKumbaro: Është e pavërtetë , është turp. Ti kishit sjellëSkënderi: Do të ti sjellë zyrtarishtKumbaro: Ma sillni kërkesën dhe unë nesër dal në deklaratë. Ja ta sqaroj. Ka ardhur një email në adresën time personale zotëri, të cilit i kam kthyer personalisht dhe i kam thënë jeni i mirëpritur, na dërgoni projektin dhe ky projekt nuk ka ardhur ndonjëherë. Ndërkohë unë dëgjoj nëpër media që ky projekt është dorëzuar dhe e vërteta e historisë së shtëpisë së Fishtës që tama nuk është shtëpia e Fishtës, është si vijon: Kjo shtëpi në të cilën Fishta ka kaluar një pjesë të jetës dhe që ka disa pronarë të tjerë të cilët janë edhe sot pronarë privatë të asaj banese ka pasur një interes nga ministria e Kulturës diku në vitet 2008 për të bërë ndoshta një restaurim për ta kthyer në muze. Ka pasur një kontestim shumë të madh nga pronarët sepse pikërisht nuk bihej dakord. Ata janë pronarë dhe njërën nga dhomat e asaj shtëpie që ka banuar për një farë periudhe Fishta dhe kjo e bën interesante sepse ka kaluar, por as ka lindur aty. Aty ku në fakt Fishta ka lindur sot nuk ekziston më, për fat të keq ajo në vitin 1994 është rrafshuar dhe aty ndodhet vetëm një objekt. Unë e shikoj me interes që aty ku ai vërtet ka lindur të mund të ndërtohej një memorial dhe më duket një projekt që mund të krijohej. Ndërsa në atë që quhet gabimisht shtëpia e Fishtës është një shtëpi ku ai ka kaluar një pjesë të jetës së tij ku pronarët legjitimë janë aty, marrëdhënia me ta është shumë e vështirë. Edhe zv/ministri i Kulturës disa herë ka tentuar edhe ti ndihmojë, por nuk kanë letra të sakta të shtëpisë. Nuk mund të bëhet një investim apriori në një projekt i cili në vetëvete përveç faktit se aty ka jetuar Fishta një periudhë të jetës së tij nuk paraqet ndonjë interest ë vecantë arkitektonik. Ndërkohë ne jemi shumë të mirëpritur përçdo lloj fondi dhe projekti tjetër. Kjo është e vërteta dhe është shumë e thjeshtë. Unë kam bërë edhe një raport për ketë./Oranews.tv/