Akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, 33 vjeçari nga Tirana ekstradohet drejt Italisë

Ekstradohet drejt Italisë një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia Italiane.Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi drejt Italisë i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Edër Dorzi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Sipas policisë, me 30 qershor të 2015, 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana dhe Interpol Roma pasi Gjykata e Shkallës së Parë Milano ka vendosur masën e sigurisë " Arrest me burg'', për veprën penale "Shfrytezim prostitucioni'', vepër e cila dënohet deri me 10 vjet burg nga Kodi Penal italian.Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë, ka miratuar ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë, të shtetasit të mësipërm, i cili i'u dorëzua për shoqërim oficerëve të eskortes Interpol Roma për ekstradimin në drejtim të Italisë.