Kishin paketuar drogën në formë buke, shqiptarëve u dështon trafiku
Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi akuzohen për posedime të madhe të drogës me qëllim trafikimin.Në pranga përfunduan Milvan Mina dhe Arjon Veli, 35 vjeçarë, të cilët jetojnë në San Benedetto.Arrestimi i tyre u bë në mënyrë rastësore, pasi policia po qarkullonte në periferi të qytetit Giulianova për të shënjestruar grabitësit e banesave, kur pikasën një Audi A3 të zi.Makina u largua disa herë nga e njëjta shtëpi, çka ngriti dyshime tek forcat e rendit.Makina u vendos nën vëzhgim dhe u pa që shkonte në brendësi të qytetit.Menjëherë u vunë në aksion, duke ndaluar automjetin në një zonë të paasfaltuar.Shqiptarët tentuan të largoheshin, por u neutralizuan nga policia. Nga kontrolli në makinë u gjetën 7 kg heroinë, e paketuar në formë të bukës.Gjithashtu, u sekuestrua edhe 800 gr kokainë. Vlera totale e drogës sipas medieve italiane është 250 mijë euro. Lënda narkotike do të shpërndahej në Teramo.Shqiptarët dolën sot përpara gjykatës, ku u vlerësua masa e arrestit. Trupi gjykues e quajti të ligjshëm arrestimin./Ora News/