Zbulohet një “fermë" ku shiteshin bebe

Një spital privat në Indi ishte shndërruar në “një fermë bebesh”. Policia goditi rrjetin e fuqishëm që merrej me tregtimin e bebeve me shuma që varionin nga 1 mijë euro.Gazeta “Time of India” shkruan se spitali operonte në rrethin Gwalior, i cili merrej me shitjen apo shkëmbimin e foshnjave.Kryesisht, ‘tregtia’  zhvillohej me bebe që kishin lindur nga përdhunimi apo marrëdhënie të jashtëligjshme, të cilat gratë i dorëzonin në spitalin me 30 shtretër.Pesë persona, përfshirë drejtorin e spitalit dhe menaxherin janë arrestuar nga policia të akuzuar për tre vepra penale.Kur vajzat shkonin për të abortuar, drejtuesit e spitalit u rekomandonin atyre që të mos e bënin një gjë të tillë, duke u premtuar se menjëherë pas lindjes, bebet do të adoptoheshin në fshehtësi të plotë.Më pas, autoritetet e spitalit nisnin gjuetinë e çifteve që nuk kishin fëmijë. Por ndodhte që edhe të shkëmbeheshin.Kur një prind nuk kishte vajzë dhe nëna kishte lindur djalë, spitali mund të të dhuronte një vajzë dhe në këmbim të merrte djalin.Spitali u bastis të shtunën në mbrëmje pas të dhënave specifike për trafikim të foshnjave./Ora News/