“Kanë kaluar 72 orë dhe nuk ka asnjë foto për Shullazin”
Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani që ka reaguar më së shumti për arrestimin e Emiljano Shullazit.Në postimin e radhës në Facebook, Berisha shkruan se pas më shumë se 72 orë, ende nuk ka asnjë fotografi të Shullazit, emri i të cilit është përfolur jo pak gjatë viteve të fundit. Sipas Berishës, Shullazin nuk ka kush ta fotografojë.“Kohët e fundit është bërë praktikë pune që çdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figure dhe video ne lentet mediatike te Saje qorrit qe nuk i përmend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, qe ishte bere sot vrer e sterrë i zi nga tronditja. Por sot kane kaluar 72 ore dhe nga zyrat mediatike te Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dale qofte dhe një foto apo video e vetme e ndalimit të vrasësit dhe gjobëvënësit, simbolit të fuqisë kriminale të partisë siçiliste”, shkruan Berisha.