Gazsjellësi TAP, 13.000 tuba do përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri
Fakte Bazë për Gazsjellësin Trans Adriatik në Shqipëri• Rreth 13.000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri.• Tubat janë prodhuar nga Kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH.• Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit.• Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15.• Anija e parë transportoi 1.390 tuba si dhe 73 bërryla• Shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.• Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2.• 90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra.• Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra.• Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.