Drejt Serbisë me 99 mijë euro dhe 47 pako ari, ndalohet në doganë maqedonasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 12:44
Një shtetas maqedonas është ndaluar nga autoritetet doganore serbe me një sasi të mëdha parash dhe ari.Mediat serbe dhe ato maqedonase bëjnë me dije se personi, ende i paidentifikuar, udhëtonte me mjetin e tij “Volksvagen Pasat” me targa maqedonase.Brenda makinës u gjetën të fshehura 99.000 euro dhe 47 pako ari e cila ende nuk është matur.