Ndotja në Kunë, merren kampionë për analiza, Panariti: Ndëshkim shkelësve

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, pasi ka inspektuar lagunën e Kunës dhe ka marrë mostra të ujit për të analizuar shkaktarët dhe nivelin e ndotjes, deklaroi se përgjëgjësit do dënohen sipas ligjit. Peshkatërët e zonës kanë denoncuar se nga derdhja e ujërave të zeza të bizneseve të përpunimit të peshkut, kanë ngordhur dhjetëra kuintalë peshk në lagunë.Ministri i Bujqësisë ka inspektuar nga afër situatën e ndotjes në lagunën e Kunës në Shëngjin.Edmond Panariti tha se janë marrë mostrat e ujit për t'i analizuar me qëllim që të përcaktohet shkalla e ndotjes së krijuar.Ministri paralajmëroi se ndotësit do të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi, pasi ka shkaktuar një dëm shumë të madh në sektorin e peshkimit.Edmond Panariti: Sektori i peshkimit nuk mund të zhvillohet pa ruajtur balancat ekologjike të lagunës, duke kontrolluar në radhë të parë shkarkimet e ujërave të zeza që vinë nga industritë përreth të cilat duhen shkarkuar dhe trajtuare në impiante të posaçme dhe absolutisht nuk mund të lejohen që ato të shkakrohen në lagunë pasi mund të shkaktojnë fenomene të kësaj natyre që ju i dini.Duhen bërë dhe ndërhyrje për dekontamimin, çndotjen e ujit. Sigurisht ka penalitete që parashikon ligji, sanksione për ndotësit.Nga ana tjetër edhe Bashkia e Lezhës ka ngritur një grup pune për këtë çështje.Tre ditë më parë peshkatarët e Kunes denoncuan situatën e rëndë që paraqitet në lagunë, ku vetem gjatë muajve të fundit kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk.Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak për ndotjen e lagunës është bërë derdhja e ujërave të zeza nga fabrikat e përpunimit të peshkut në këtë rezervat./Oranews.tv/