Arrestohet në aeroport shqiptari, u kap me kartë identiteti të falsifikuar

Policia italiane ka arrestuar një ditë më parë një shqiptar i cili tentoi të udhëtonte me avion më një kartë identiteti të falsifikuar.Mediat italiane raportojnë se shtetasi shqiptar u arrestua në Napoli pak para se të niste fluturimin e tij për në aeroportin e London Stansted.Autoritetet italianë kohet e fundit kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare, jo vetëm për të luftuar emigracionin e paligjshëm, por edhe për të garantuar sigurinë, në një kohë kur BE është në gatishmëri që prej sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit./Oranews.tv/