Ekspertët: Ulja e normës së interesit nuk jep efekte në nxitjen e kredisë në Shqipëri
Sistemi banker në vend nuk ka konkurrencë dhe është i përfshirë në një sistem oligopol dhe kjo ka bërë që ulja e normës së interesit në minimumin e saj historik prej 1.5% sipas ekspertëve të mos japë efekte në nxitjen e kredisë në Shqipëri.Sipas ekspertit Zef Preçi, pavarësisht se fitimet e bankave janë të mëdha, kredia vijon që të jetë në rënie.Preçi: Bankat tregtarë vijon të funksionojnë më shumë në një situatë oligopolistike. Është vështirë të identifikosh cila është banka më e mirë dhe pse. Në të njëjtën kohë bankat kanë rritur kostot e fshehura mbi biznesin, çka kanë cuar në shtimin e fitimit të tyre, ndërkohë që kredia mbetet e pandryshuar. Vlen të theksohet se sistemi banker vazhdon të vuajë problemet e korrupriosnit, problemet e klientelizimit politik.Por për ekspertin Arjan Kadareja ulja e normës së interesit vlen vetëm për kreditë në lekë, në një kohë që sistemi banker shqiptar krediton në euro.Kadareja: Një pjesë e mirë e kreditimit bëhet në euro dhe BQSH e Shqipërisë ka pushtet mbi lekun.Zef Preçi këshillon qeverinë që të përmirësojë klimën e biznesit si e vetmja mundësi për të nxitur kreditimin.Preçi: Nxitja e kreditimit në thelb është heqja e frikës që ka biznesi ndaj qeverisë qoftë sa i takon arbitraritetit, qoftë sa i takon ndryshueshëmrisë së shpeshtë të taksave.Ndërkohë për ekspertin Kadareja është e domosdoshme zgjidhja e problemit të kredive të këqija.Kadareja: BQSH të jetë më aktive në drejtim të zgjidhjes ose vënies në rrugën më të shpejtë të huave me problemeve.Norma bazë e interesit është ulur me 0.25% duke kapur minimumin historik prej 1.5 %. BSH ka ulur 15 herë normën e interesit që prej shtatorit 2011.