Tepelenë, kapet 28-vjeçari me drogë, e kishte fshehur në sediljen e makinës

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 7.5 kilogram kanabis sativa, ndërsa në pranga u vu edhe poseduesi i lëndës narooktike, Nikolas Hamzai , 28 vjeç, banues në Sarandë.Sipas policisë, 28-vjeçari po transportonte drogë me makinë dhe e kishte fshehur në një hapësirë në pjesën e sediljes. Operacioni i koduar "Prita" vijon ende."Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar "Prita", ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikolas Hamzai , 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip "Citroen" transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë - Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip "Citroen" me targa AA 861 JJ, ku drejtues  mjeti ishte  Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e  Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me pesh totale 7.5 kg.Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës", sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.12903810_10207567985191427_1327501082_o 12915297_10207567985231428_437402705_o 12894426_10207567985511435_941598852_o