Rikonstruksioni i ujësjellësit, ankohen banorët: Inertet kanë bllokuar rrugën
Qytetarët e Kukësit ngrenë shqetësimin e zaptimit të trotuareve nga inertet e dheut të nxjerra nga hapja e kanaleve për vendosjen e tubacioneve të ujësjellësit, i cili është në fazën e dytë të rikonstruksionit. Qytetarët kërkojnë të lirohen hapësirat publike dhe të merren masa administrative për personat përgjegjës.Faza e dytë e rikonstruksionit të ujësjellësit të qytetit të Kukësit, e cila ka startuar vetëm muajin e kaluar, ka shkaktuar pakënaqësitë e para tek banorët e qytetit veri-lindor pasi inertet e nxjerra për futjen e tubave të ujit kanë zënë trotuaret duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve por edhe duke prishur imazhin e qytetit.Banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet menjëherë për lirimin e këtyre hapësirave publike dhe të merren masa administrative për personat përgjegjës.Banor: “Realisht është problem. Është një problem shumë serioz. Trotuari patjetër duhet të pastrohet në çdo punim që të kryhet nga firma. Realisht burim aksidentesh,fëmijët ikin për në shkollë, njerëzit duhet të kalojnë lirshëm”.Banor: “Ai që ka hedhur t’i pastrojë ose të vendosen masa ndëshkimore. Të gjobiten ata që bëjnë këto shkelje”.Në të gjitha rrugët e qytetit ndërtimi i këtij ujësjellësi ka dëmtuar rrugët e qytetit ndërkohë që për përfundimin e kësaj vepre janë akorduar nga "Drejtoria e Përgjithshme Ujësjellës Kanalizime" rreth 190 milionë lekë të reja nga me një afat kohorë prej 12 muajsh./Oranews.tv/