Shpenzoi 305 mijë paund për tu dukur si barbi Ken
Djali që u bë i famshëm pas 42 operacioneve plastike për tu dukur si babri Ken, quhet Rodrigo Alves. Ai shpenzoi plot 305 mijë paund në kirurgji plastike për tu bërë një mashkull “ideal”.95 mijë paund vitet e fundit i shpenzoi për zmadhimin e masave trupore. Stjuardezi arriti të shpenzojë 10 mijë paund për ngritjen e të pasmeve, 24 mijë paund për silikonin e gjoksit dhe 48 mijë për krijimin e muskujve të barkut.Djali nga San Paulo i Brazilit, shprehu se nuk ka patur kurrë qellim të dukej si kukull plastike por tashmë ai ka gjetur paqe me veten e tij.Ai tha per Mirror: “Kam lindur në trupin e gabuar. Shpirti im nuk krahasohej me trupin e dikurshëm, por tashmë po. Unë kurrë nuk kam dashur të jem si Ken. Por kanë qenë komentet e njerëzve ato qe kanë thënë sesa të ngjashëm jemi. Unë jam i lumtur me pamjen time dhe do do të vazhdoj me kirurgji”.




