A është ky hajduti më idiot në botë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 19:54
Ky njeri është duke u ndjekur nga policia pas shfaqjes së një videoje që tregonte atë duke vjedhur në një dyqan me pajisje elektronike.Por ky hajdut është me të vërtetë i ngathët. Gjatë momentit që do largohej nga dyqani, ai humb një prej këpucëve të tij dhe bie nga tavolina.Më pas mund të shihet se si hajduti lufton me kabllot e telat dhe se si përpiqet për të dalë sa më shpejtë nga dyqani por që shkakton një rrëmujë të vërtetë.Policia në Queensland të Australisë, aty ku incidenti ndodhi, ka lancuar pamjet e hajdutit me një muzik në sfond tallëse për hajdutin e ngathët.
/oranews.tv/