Harry Styles i zhgënjyer nga Zayn Malik
Largimi i Zayn Malik nga grupi One Direction, ka qenë një nga lajmet më të përmendura. Dhe kaq shumë kohë pas largimit Zayn foli për here të parë për marrëdhëniet që ka patur me anëtarët e tjerë të grupit. Nga gjithë intervista e këngëtarit për revistën 'Complex', më i zhgënjyeri ka dal Harry Styles, për të cilin gjithçka që Zayn ka thënë janë vetëm një tufë me gënjeshtra.Në deklaratën e tij Zayn ka përdorur terma të ndryshëm duke ju referuar bandës, si garë, ata kundër tij, dhe theksoi se nuk është aspak i shqetësuar për këtë. Ndërkohë një burim pranë Harry Styles, thotë:'Harry ndihet i tradhëtuar nga Zayn sepse ai ka qenë gjithnjë pranë tij kur ka patur nevojë për një mik. Kjo gjë nuk duhej përpara publikut, por pas skenës Harry ka qenë mbështetja më e madhe që Zayn mund të ketë patur ndonjëherë.'Informatori shton më tej për Hollywood Life: "Harry asnjëherë nuk ka dashur që të konkurojë me Zayn. Asnjëri nga djemtë e grupit nuk ka dashur të konkurojë me askënd. Por Zayn gjithnjë ka qenë një tip që i pëlqente gara dhe konkurenca, ndryshe nga Harry që gjithnjë e ka injoruar krenarinë e Zayn për veten. Harry gjithmonë i ka qëndruar shumë besnik Zayn".Sa i përketë intervistës krijuesi i hitit 'Pillowtalk' shprehet se asnjëri nga të ashtuquajturit miq nuk u kujtuan më për të që pas largimit. Ai mban kontakt vetëm me Liam Payne./Oranews.tv/