Lamtumirë dimër, nis zyrtarisht "Sezoni i Luleve të qershisë" në Tokio
Agjencia e Meteorologjisë së Japonisë bëri të ditur se zyrtarisht ka nisur sezoni i luleve të qershive."Kanë nisur të celin lulet e qershisë" tha zyrtarisht agjencia, teksa njerëzit gëzonin dhe pozonin për të bërë fotografi.Së paku 5 apo 6 lule qershie tashmë kanë çelur, në pemën e madhe te qershive në tempullin Yasukuni në Tokio.Në këtë mënyrë, çelja e lules së qershisë përfaqëson përfundimin e dimrit të gjatë dhe nisjen e pranverës dhe motit të ngrohtë.Sipas Agjencisë së Meteorologjisë së Japoni, këtë vit sezoni erdhi dy ditë më herët se zakonisht.Banorët e Tokios nxituan të organizojnë piknikun e parë të pramverës, në parqe e lulishte.Pemët e qershive pritet të lulëzojnë plotësisht 2-3 javët e ardhshme.Në Japoni është e ligjshme që të festosh me pije dhe të organizosh festa në parqet publike kryesisht në këtë sezon.Takumi Nakayama thotë se bashkë me fëmijët vjen cdo vit këtu, në këtë sezon."Marr fëmijët e mi me vehte, vijmë në këtë park dhe marrim edhe ushqime me vehte" tha ajo.Yasuyuki Hasegaëa, një punonjëse në një kompani private, tha se sot e ka bërë pushim, do të drekojë në këtë park sepse lulet e qershisë për të janë simbol i një fillimi të ri."Mendoj se lulet e qershisë nënkuptojnë fillimin e një viti të ri. Japonezët e shohin këtë periudhë si kohën kur shkollat dhe kompanitë nisin vitin e ri, ndaj dua të gëzoj dhe të festoj në këtë kohë" tha ai.Në Japoni, marsi dhe fillimi i prillit, që janë edhe nisja e sezonit pranveror, shënojnë edhe nisjen e një simestri të ri për shkollat dhe kompanitë mirëpresin të sapo diplomuarit. Ndërkohë viti i ri financiar nis më 1 prill.Për shumë njerëz, celja e luleve rozë përfaqëson edhe sensin e lirisë nga dimri i ftohtë dhe i acartë. /Oranews.tv/