David Beckham ka parë 50-60 herë filmin Frozen!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 16:59
Duke qenë se tani nuk ka më asgjë për të folur rreth futbollit, David Beckham nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pozojë për setin e ri fotografik për revistën 'GQ' dhe të nxjerr në pah anën e tij familjare.Bashkëshorti i Victoria Beckham thotë se mund të ketë parë filmin e animuar Frozen rreth 50 apo 60 herë, pikësëpari sepse i pëlqen, dhe së dyti sepse Frozen është filmi i preferuar i vajzës së tij të vogël Harper.'Ne jemi shumë tradicionalë' tregon Beckham 'Ne përgatisim kokoshka, dhe argëtohemi në mbrëmjen e filmit. Vajza ime është e fiksuar pas filmit Frozen, madje duhet të them se ka disa kohë që është.'Por ka edhe raste që në mbrëmjet e tyre të filmave, baba e bojë nuk ndodhen vetem. Ata i shoqëron dhe Victoria Beckham./Oranews.tv/