Përplasi dy për vdekje dhe plagosi katër, gjykata lë në burg invalidin

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 58-vjeçarin Pashk Vokrri, i cili tre ditë më parë me automjetin e tij aksidentoi për vdekje një çift bashkëshortësh dhe plagosi 8 persona të tjerë në pazarin e Milotit.58-vjeçari Vokrri i cili është invalid u paraqit para togave të zeza me karrocë të cilën e përdor prej disa vitesh për shkak se është i paralizuar.Në bazë të provave dhe dëshmive të mbledhura nga oficeret e policisë gjyqësore, prokurori e qujti të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, duke kërkuar që Vokrri të mbetet në burg.Në të njëjtën linjë me organin e akuzës ka qenë edhe gjyqtari i çështjes, i cili vendosi që invalidi të mbetet në burg me akuzën e drejtimit të mjetit pa patentë si dhe shkaktim i aksidentit me pasoja.Vetë Vokrri nuk ka folur para togave të zeza, duke ja lënë gjithçka avokates së tij mbrojtëse.Kjo e fundit e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata, pasi sipas saj ndaj tij duhet të jepej një masë më e lehtë për shkak të statusit që ai ka si invalid i grupit të parë.Sipas avokates, klienti i saj ka probleme të theksuara shëndetësore dhe nuk mund mbetet në burg, pasi e ka të pamundur që të qëndrojë pa një kujdestare afër.Më herët para grupit hetimor, 58-vjeçari Pashk Vokrri ka deklaruar se gjithçka kishte ndodhur nga pakujdesia, për shkak se ai ka ngatërruar petalen e frenave me atë të gazit.Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës në pazarin e Milotit, ku makina e invaldit mori superxhiro e për pasojë aksidentoi për vdekje një çift bashkëshortesh dhe plagosi 8 persona të tjerë.[caption id="attachment_705836" align="alignnone" width="640"]invalidi Në foto: Pashk Vokrri dhe dy viktimat e aksidentit[/caption]