Një ditë pas sulmeve, Brukseli i tronditur dhe i pasigurtë
Një ditë pas sulmeve, Brukseli është zgjuar i tronditur. Banorët shprehen të frikësuar dhe të pasigurtë, teksa sulmet sipas tyre po zgjerojnë hartën e tyre në të gjithë Europën. Sulmet e Brukselit tronditën të gjithë botën, por kanë rizgjuar edhe debatin rreth metodave të bashkëpunimit të sigurisë dhe të policisë evropiane.Të tronditur, në zi dhe të pasigurtë, banorët e Brukselit kanë nisur ditën, punët dhe jetën e tyre një ditë pas shpërthimeve me bombë në aeroportin e kryeqytetit dhe në stacionin e metrosë.34 persona humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur.“Jemi të troditur. Kur ndodhi në Paris apo kur ndodh në vende të tjera asnjëherë nuk mendon se do të ndodhë edhe aty ku jeton ti. Por ndodhi dhe vetëm 500 metër larg nga këtu. Është e frikshme se sulmet po zgjerojnë hartën e tyre”, thotë ky student 26 vjeçar, i cili duhet të shkojë në këmbë në punë pas mbylljes së metrosë.“Nuk mund të injorojmë diçka të tillë dhe mua personalisht më ka bërë të reflektoj për shumë gjëra”, thotë Michele Sinn, e cila punon në Komisionin Europian."Si qytetare e Brukselit, me të vërtetë më dhemb një eksperiencë e tillë. Terrorizmi po afrohet në mënyrë të frikshme. Por Brukseli është një qytet i bukur dhe ne nuk do të lejojmë që jeta jonë të diktohet nga terroristët. Ne jemi njerëz të mirë pavarësisht nga ajo që Trump mund të mendojë”, shprehet Linda van den Bossche, e cila banon në afërsi të stacionit Maelbeek.Sulmet e Brukselit tronditën të gjithë Europën dhe botën edhe një herë, pas atyre në Paris me 130 viktima, por kanë rizgjuar edhe debatin rreth metodave të bashkëpunimit të sigurisë dhe të policisë europiane.