Heqja e dekoratave për ish-sigurimsat, dështon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Dështon mbledhja e Këshillit të Legjislacionit,I parashikuar të mblidhej sot pasdite për të diskutuar për heqjen e dekoratave dhe medaljeve të xhelatëve të komunizmit.Këshilli që përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës, ishte thirrur për të diskutuar draftin e propozuar nga deputetja Mesila Doda dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, por mungesa e opozitë çoi në dështimin e mbledhjes.Nga kryesia e kuvendit, deputetja Mesila Doda u tregua e ashpër, ndërsa deklaroi se “Këshilli ka 5 vjet pa u mbledhur dhe po mbron xhelatët e komunizmit”Mesila Doda: Është shkelje proceduriale. Pasi është depozituar nisma ligjore e imja dhe e deputetit idrizi, por jo e kryeministrit dhe zotit Balla. Kjo sepse kishin të njëjtin objekt dhe duhej të ishin trajtuar të dyja bashkë. Ata që s’kanë patur guxiim të mos votojnë nismën e kryeministrit kanë pasur guxim të sjellin nismën tonë me pretendimin se ka një background antikushtetuesShqyrtimi i nismës për dekoratat dhe medaljet i kaloi Këshillit të Legjislacionit nga Komisioni i sigurisë për interpretime të tjera kushtetuese./Oranews.tv/