Përmbyset varka në Velipojë, mbytet peshkatari, tjetri shpëton me not

Një 34 vjeçar ka gjetur vdekjen në ujërat e Adriatikut ndërsa po peshkonte së bashku me një tjetër shtetas. Ka qënë ora 10.35 minuta kur në sallën operative të policisë së Shkodres është marrë njoftim se në grykëderdhjen e Bunës një varkë me 2 peshkatarë rreth 1 kilometër larg bregut është përmbysur si pasojë e dallgëve të forta që arrinin deri në 7 ballë.Për pasojë 34 vjeçari Altin Lleshaj nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën në këto ujra, ndërsa peshkatari tjetër Igor Ceraj ka mundur të dalë në breg me not. Menjëherë në bregdetin e Velipojës kanë mbërritur përveç familjarëve dhe efektivë të policisë edhe ato të kufirit, por si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike nuk kanë mundur të nisin kërkimet. Bashkëshortja e 34 vjeçari Besa Lleshaj i bën thirrje shtetit shqiptar t’i ndihmojë në kërkime që të gjejnë trupin e pajetë të të riut.Ndërkohë babai i të riut tjetër që arriti të shpëtonte tregon rrjedhen e ngjarjes.Dy të rinjtë kishin dalë për peshkim ashtu si herët e tjera, por kjo e mërkurë ka rezultuar fatale për njërin prej tyre, ku si pasojë e dallgëve të forta të detit varka e tyre u përmbys.vilunivilun