Evakuohet aeroporti i Toulusës në Francë, alarm për bombë në Athinë e Itali

Aeroporti i Toulusës në Francë është evakuar për arsye sigurie mëngjesin e sotëm rreth orës 06: 45 minuta për arsye sigurie.Mediat franceze bënë të ditur se pasagjerët ishin këshilluar të prisnin jashtë ambienteve të sallës së pritjes, madje dhe personat që kishin hipur në avione gati për tu nisur janë zbritur.Më vonë aeroporti përmes një deklarate informoi se terminalet e tij ishin hapur dhe se trafiku ajror do të vijonte normalisht.Patrulla të policisë dhe ushtria kanë zbarbuar në aeroport, bën të ditur gazeta "France Bleu".Masat e larta të sigurisë vijnë një ditë pas sulmeve në Bruksel.GreqiEdhe mediat në Greqi deklarojnë se kishte një alarm për bombë në aeroportin ndërkombëtar në Athinë.ItaliNjë tjetër alarm bombe ka shkaktuar panik në paraditen e sotme në aeroportin e Fiumicinos në Romë.Një çantë e braktisur në daljen e T3 të aeorportit është sinjalizuar nga pasegjerët. E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e zjarrëfikësve si dhe e  forcave të renidt, të cilat kanë stimuluar shpërthimin artificial të saj.Është vërtetuar se çanta e braktisur ishte veçse një objekt i harruar nga pasegjerët brenda së cilës gjëndeshin veshje personale.Është ky alarmi i dytë fals në aeroportin e Fiumicinos, pas atentateve të Brukselit.image (4) imageimage (3)   image (2)image (1)/Oranews.tv/