Këta janë dy vëllezërit kamikazë që hodhën veten në erë në aeroportin e Brukselit

Policia belge ka identifikuar dy kamikazët që hodhën veten në erë në aeroportin e Brukselit. Ata janë dy vëllezërit Khalid dhe Brahim El Bakraou. Ata konsiderohen si bashkëpunëtore të Abdeslam. Sakaq një tjetër person i shfaqur nga mediat belge në disa foto ku duket me kapele në aeroport është identifikuar si Najim Laachraoui dhe vazhdon të jetë në kërkim.Autoritetet e Brukselit identifikojnë dy kamikazët që hodhën veten në erë me eksploziv mëngjesin e të martës në aeroportin Zaventem të Brukselit. Ata janë vëllezërit El Bakraoui.Televizioni RTBF raporton se vëllezërit Khalid dhe Brahim El Bakraoui të moshës 27 dhe 30 vjeç,  ishin të njohur për policinë dhe kishte precedentë penalë.Khalid el-Bakraoui kishte përdorur identitet të rremë për të marrë me qera banesë në zonën periferike të kryeqytetit belg, në rrugën  Dries à Forest, aty ku dhe policia vrau një person të armatosur në një shkëmbim zjarri javën e kaluar.Sëbashku me të vëllain mendohet se janë personat që u arratisën nga një banesë në Forest gjatë operacionit të policisë belge të një jave më parë dhe policia ishte në kërkim të tyre.Gjatë kësaj bastisje policia gjeti një gjurmë gishtash të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor në sulmet terroriste në Paris të 13 nëntorit. Ai u arrestua në  një tjetër operacion antiterror të premten.Ndërkohë në tetor të 2010 mësohet se Ibrahimi u dënua nga gjykata penale e Brukselit për sulm me kallashnikov ndaj policisë.Bëhet fjalë për ngjarjet të 30 janarit të po atij viti  në bulevardin Adolphe Max në Bruksel dhe në rrugën Wautier në Laeken.Sëbashku me një bashkëpunëtor, Ibrahim ishte duke kryer një grabitje në një pikë këmbimi valuator. Ibrahimi ishte në rolin e pritësit, qëndroi në makinë. Pas kryerjes së grabitjes ata u larguan me makinë.Policia u vu në ndjekje të tyre, por Ibrahim El Bakraoui gjuajti me breshëri kallashnikovi ndaj policisë, duke plagosur një prej oficerëve.Ibrahimi u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Në shkurt të vitit 2011, është vëllai tjetër Khalid El Bakraoui i cili e gjen veten në burg.Ndërkohë personi i tretë që u filmua me dy vëllezërit në aeroport është në kërkim. Sipas RTBF, ai është Najim Laachraoui, 24 vjeçari xhihadist, pjesë e grupit të sulmeve të 13 nëntorit të 2015 në Paris.11 të vdekur në Aeroportin e Zaventem dhe 20 të tjerë në stacionin e metrosë së Maelbeekut, e kanë çuar në 31 numrin e personave që humbën jetën tragjikisht nga sulmet tronditëse të Brukselit.Belgjika ka shpallur tri ditë zie kombëtare.[caption id="attachment_705613" align="alignnone" width="640"]20 Vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe Najim Laachraoui[/caption][caption id="attachment_705614" align="alignnone" width="411"]30 Vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe Najim Laachraoui në aeroport para shpërthimit[/caption]