Kendall Jenner: Nuk e preka me dorë fotografin në Paris, ai gënjen!
Kendall Jenner dëshiron që e gjithë bota të mësojë të vërtetën e saj për datën 3 Marsit, ku akuzohet se ka goditur një fotograf.Në fakt Kendall siguron se e vërteta është shumë larg kësaj. Ajo betohet se nuk e ka prekur fare me dorë fotografin, gjithçka që dëshironte ishte ta mbante larg vetes sepse ai po dhunonte hapësirën e saj.Kendall thotë: “Isha shumë e djersitur sepse kisha kërcyer gjithë mbrëmjen në club, dhe e fundit gjë që doja në botë ishte të më bënin foto në atë moment. Papritur ky fotograf merr aparatin dhe nis të më bëjë foto por shumë pranë meje. Ishte vetëm disa centimetra larg trupit tim, më nervozoi. I kërkova pak hapësirë që të merrja frymë dhe ai nuk e respektoi këtë gjë.’Kendall Jenner 20-vjeç shton më pas: “I mora aparatin fotografik, por paparazzin nuk e preka me dorë. Doja që të sigurohesha që ato foto u fshinë. Ndonjëherë ata i fshijnë përpara nesh ndërsa më pas i rikthejnë në redaksi dhe i publikojnë. Unë e kuptoj që dhe fotografët kanë punën e tyre njësoj si ne, por ata duhet të na japin hapsirën tonë kur kemi nevojë.”/Oranews.tv/