Sulmohet dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan
Godina e Gjykatës Themelore Prishtinë, dega në Lipjan mbrëmë është sulmuar me koktej molotovi, ku si pasojë e kësaj në një zyre janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri, si dhe para ndërtesës është dëmtuar parafangoja e veturës zyrtare TOYOTA, pronë e Gjykatës Themelore.Sulmi ka ndodhur në ora 23:55, ku patrullat policore, njësia e hetimeve së bashku me njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe e kanë kontaktuar punëtorin e sigurimit të Gjykatës, i cili ka deklaruar se persona të panjohur kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të objektit të Gjykatës.Si pasojë e kësaj në një zyre janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri, si dhe para ndërtesës është dëmtuar parafangoja e veturës zyrtare Toyota ngjyrë hiri me targa (4Z) pronë e Gjykatës Themelore./Kosovapress/