Akuza e Bashës për Ramën: Të inkriminuarit po i lë të lirë të vjedhin zgjedhjet

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte në Burrel nga ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po liron persona të inkriminuar për të pasur në krah për vjedhjene  votave të shqiptarëve në zgjedhje.Gjatë takimit me banorë të 6 fshatrave të Burrelit, Basha premtoi se PD me ardhjen ne pushtet, do të zbatojë projektin qeveritar që do ulë varfërinë dhe rrisë vendet e reja të punës.Banorët të 6 fshtarave të Burrelit, u takuan me kreun e PD Lulzim Basha, të cilit i shprehën vështirësitë e tyre për shkak të mungesës së një vendi pune, varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës.Kryedemokrati Lulzim Basha gjeti fajtor për këtë situatë, keqeverisjen dhe premtoi se projektet që do ndikojë në shtimin e vendjeve të reja të punës dhe uljeve e varëfërisë.Për këta të fundit, sipas tij, qeveria nuk po mendon, për shkak se mision kanë vjedhjen e parave të shqiptareve, për t'i përdorur për blerjen e votës së tyre. Në këtë pikë, ai lëshoi këtë akuzë për Kryeministrin Edi Rama.Basha: "Mendon se ditën e votës që do të vijë, shqiptarit që i ka vjedhë 400 euro për frymë në një vit do t'i blejë dinjitetin dhe votën edhe për 4 vite të tjera me 20 euro. Këtë e dinë edhe ai prandaj nuk i lëshon Bushët, Ndokët e Prengët sepse do t’i përdorë prapë si azap kundër votës së lirë. Kësaj ne duhet t'i kundërvihemi dhe do t'i kundërvihemi me të gjitha forcat."Edhe tregtarët e vegjël, e njohën Lulzim Bashën me një situatë të vështirë, që sipas tyre, po i detyron të mbyllin biznesetBasha: A keni pasur xhiro sot?Tregtarë: S'kemi bërë sefte.Basha: Deri në çfarë ore e mbani hapur?Tregtarë: Deri në dy, pastaj  e mbyllim.Basha: S'keni bërë sefte fare?Tregtarë: Fare, fare, fare.Basha: Vetëm sot kështu apo edhe ditë të tjera?Tregtarë: Ore përditë, përditë, përditë.Tregtarë: Këtu s'kemi çfarë të fitojmë me këto taksa që na kanë vënë. Me këto s'ke çfarë të fitosh. Absolutisht Pothuajse i gjithë ky treg këtu nuk ka prekur lekë me dorë.Ne jemi si në '90-ën. Veçse sot ka ndryshu, në '90-ën s'kishte mall, sot ka mall s'ka lekë.Tregtare: Jam në rrugë të madhe, pa punë me një përkrahje 38 mijë lekë, jam vetë e katërt në shtëpi.Basha: Këtu punon?Tregtare: Më kanë nxjerrë prej shpije. Nuk jam në punë, s'jam në punë fare.Tregtarë:  Këtu s'ka as punë, as pazari nuk është duke ec, as kurrëgjë. Hiç fare. Këtu totalisht është dobët, dobët.Basha: Me çfarë jetoni?Tregtarë: Kështu me përkrahje.Kreu i PD, tha se nëse vjen në qeverisje, forca e tij do të ketë prioritet shtresat e goditura./Oranews.tv/