Mijëra vetë hidhen në lum si pjesë e traditës në Indi

Mijëra vetë janë mbledhur për të bërë një banjo në ujërat e ftohta të lumit Ganges në veri të Indisë, si pjesë e festimeve përgjatë eklipsit diellor.Shumë u krodhën në ujërat e lumit ndërsa qindra të tjerë e ndoqën këtë spektakël pa u bërë pjesë e traditës.Femrat ishin ato që i kryen me përpikmëri ritualet në lum.Ndërsa prifti që bekoi ceremoninë tha:"Njerëzit lahen në Ganges për të larguar mëkatet. Kjo gjë kryhet 12 orë para dhe pas eklipsit"./Oranews.tv/