Mbi 200 sende të aktores Joan Rivers në qershor në shitje

Fansat e të ndjerës Joan Rivers do të kenë mundësinë të blejnë sendet e saj personale, nga shtëpia e komedianes dhe aktores në Nju Jork, në një ankand që do të organizohet në verën e këtij viti. Ankandi do të organizohet nga shtëpia e ankandeve Christie's.Do të jetë pjesë artistike, bizhu, mobilje dhe rroba të saj do të jenë pjesë e koleksionit prej 200 sendesh nga shtëpia e saj në Manhatan, që do të dalin në shitje nga 22 qershori. Ofertat do të nisin nga 500 deri në 200 mijë dollarë për secilën.Paratë që do të grumbullohen nga ankandi do të jepen për bamirësi të ndarë në dy pjesë, një për personat që vuajnë nga virusi HIV/AIDS dhe kancer dhe pjesa tjetër për kafshët e sëmura, bëri të ditur shtëpia e ankandeve Christie's.Rivers, aktore dhe komediane e njohur amerikane, ndërroi jetë në vitin 2014 në moshën 81 vjecare pas komplikacioneve pasi iu nënshtrua një operacioni për kordat e saj zanore.Shtëpia e saj në Nju Jork i mbeti vajzës së saj, Melissa Rivers, e cila gjithcka nga kjo shtëpi dhe kujtimet me nënën e ka përmbledhur në autobiografinë "Libri i Joan".Pjesë të rëndësishme të këtij koleksiooni që do të dali në ankand janë bizhuteritë aq të dashura për aktoren, për të cilat çmimi fillestar është 200 mijë dollarë, një pikturë e artistit francez Edouard Vuillard me vlerë fillestare 120 mijë dollarë dhe një kostum i stilistit Bob Mackie./Oranews.tv/