Lind gorilla, bebja e parë në 11 vitet e fundit në kopshtin në Denver

Kopshti zoologjik në Denver ka publikuar në faqen zyrtare në internet një video të lindjes së gorillës femër, të cilës i është vënë emri Adepa, nga nëna e saj Tinga dhe babai Jim.Gorilla bebe ka lindur mëngjesin e 25 shkurtit dhe është e para e kësaj specie që ka lindur në këtë kopësht në 11 vitet e fundit dhe e pesta në historinë e të gjithë kopshtit.Gorrila është nga ultësira perëndimore, që konsiderohet edhe specie në rrezik zhdukjeje. Nëna dhe babai gorrilë kanë lindur të dy në kopësht zoologjik. Tinga ishte e fundit specie në llojin e saj që ka lindur në këtë kopësht në Denverndërsa Jim ka lindur në një kopësht zoologjik në Los Angelos.Në këtë video nëna Tinga shihet teksa kujdeset për të vogëln e saj Adepa. Kujdestarët në kopësht thonë se nëna është protektive dhe e qetë në rolin e saj si nënë, qëndron përgjatë të gjithë kohës pranë të voglës së saj, e përkëdhel dhe e fërkon në kurriz./Oranews.tv/