Zonja e Parë e SHBA-ve, nëse Trump fiton garën

Nëse Donald Trump fiton 2 super sfidat e jetës së tij, garën brenda republikanëve dhe garën e nëntorit në krye të Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump do të jetë pasuesja e Michele Obamës, si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga shteti i saj i lindjes në Slloveni drejt Uashingtonit.Edhe pse sot radhitet ndër gratë më të pasura në botë, stili i jetës që ajo bën si gruaja e tretë e biznesmenit miliarder Donald Trump, është shumë larg jetës që ajo ka bërë në vendin e saj të lindjes, në Slloveni, ish republika jugosllave, me vetëm 2 milionë banorë.Banorët e qytetit të vogël të Sevnica në juglindje të Sllovenisë, ku Melania u rrit pranë lumit Sava, thonë se babai i saj shiste pjesë të përdorura makinash ndërsa nëna punonte në një fabrikë që prodhonte veshje për fëmijë, ndaj Melania është rritur vetëm në shtëpi.Familja Knavs jetonte në një apartament të vogël, më pas u zhvendosën në kohën kur Melania ishte një adoleshente në një shtëpi dy katëshe pranë lumit Sava, në rrethinat e Sevnicës, një qytet i vogël me vetëm 4500 banorë.Prindërit e Melanisë ende jetojnë në këtë shtëpi, me një kopësht të vogël ku rriten pemë frutore, edhe pse shumicën e kohës e kalojnë në shtetet e bashkuara, ku jeton edhe motra e Melania, Ines."E kam takuar për herë të parë Melaninë në vitin 1987, kur drejtoja një pasarelë mode. Pak para shfaqjes unë dola nga salla dhe në shkallët kryesore pashë një vajzë, që mu duk shumë e gjatë, e dobët, me flokë të gjatë dhe menjëherë mendova se ajo kishte një potencial të jashtëzakonshëm për të qënë modele" rrëfen fotografi slloven Stane Jerko për Reuters, në kryeqytetin Ljubjanë."Në fillim ajo ishte pak e ndrojtur, nuk e dinte cfarë të bënte por shumë shpejt ne e morrëm për ti bërë një seancë fotografile. Ajo kishte veshur rrobat e saj dhe me to doli" shton Jerko.Jerko tha se rezultatet e atyre fotove në bardh e zi, të Melanisë në atë kohë 17 vjeçe ishin të jashtëzakonshme, fytyra e saj, flokët, trupi, dhe ishin ato foto që e lançuan atë në treg, drejt një karriere të jashtëzakonshme në Milano të Italisë dhemë pas në Shtetet e Bashkuara, atje ku ajo u njoh në një festë me Donald Turmpt, në Nju Jork në vitin 1998.Zonja e ardhshme Trump nuk pa kurrë më pas, ndryshoi emrin dhe për të ishte më e lehtë të bëhej Melania Knauss."Ajo mundet sot, me nënshtetësi amerikane dhe me origjinë sllovene, të jetë zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, nëse Donald Trump fiton. Duhet të them se do të isha i nderuar dhe i lumtur ta ndihmoja për tu shndërruar në një zonjë të parë të rëndë, duke i bërë edhe disa foto që karrierën e nisi si modele" tha Jerko.Ajo u zbulua fillimisht në Lubjanë dhe më pas punoi si modele me kohë të plotë, duke fituar edhe vendin e dytë në vitin 1992 në Miss Slloveninë, kur ky shtet shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.Që kur Melania u shfaq për herë të parë në krah të bashkëshortit të saj në korrik të vitit të shkuar në Kullat Trump në Fifth Avenue, ajo i është përshtatur profilit të një zonje të parë, duke e shoqëruar Trump në çdo fushatë të tij në garën për Partinë Republikane.Ajo nuk shfaqet përpara kamerave në garën elektorale por Trump merr gjithnjë me vehte fëmijët e tij por e përmend Melaninë në cdo rast.Askush i pyetur nga reuters në qytetin Sevnica, nuk mban mend ta ketë parë melaninë atje vitet e fundit. Por ish drejtuesi i shkollës së saj, rëfen se Melania ka qënë një nxënëse absolute dhe një vajzë vërtet ambicioze."Mendoj se e nisi shkollën fillore në vitin 1976. Atëherë kishim programin 8 vjecar. Sipas të dhënave tona, ajo ka qënë një studente vërtet ambicioze, i pëlqente të lexon.trump/Oranews.tv/