Tufa me 80 balena Omura në brigjet e Madagaskarit

Një video e rrallë është publikuar së fundmi në internet, në të cilën shfaqen një tufë balenash Omura, në brigjet e Madagaskarit. Video është xhiruar në nëntor të vitit 2015.Video është publikuar në rrjetet sociale nga Akuariumi Nju England dhe është filmuar nga biologu dr. Salvatore Cerchio.Sipas lajmeve të Discovery Channel, bëhet fjalë për një grup prej 80 balenash të gjithë të njëjta.Dr. Cerchio tha për Reuters se balenat nuk kanë një rregull për të lundruar të gjitha bashkë në grup por nëntori i vitit 2015 ishte një sezon shumë i mirë për balenat.Balenat Omura janë përshkruar si specie të reja të balenave që prej vitit 2003 nga shkencëtarët japonezë, pasi fillimisht ishin identifikuar si balenat nuse.dnews-files-2016-03-omuras-whale-160303-jpg/Oranews.tv/